Politikani hungarez: Shumica e kosovarëve që po ikin kanë iPhone, s’kemi dhembshuri për ta

Një politikan hungarez thotë se është pak i habitshëm fluksi i kosovarëve që po ikin nga vendi i tyre në drejtim vendeve të pasura të BE-së nëpërmes Hungarisë. Ai thotë se shumica e tyre kanë telefona të shtrenjtë siç janë iPhone.
Mënyra se si kosovarët e gjejnë fshatin e tij të vogël, Asotthalom, po e impresionon politikanin e ri kontraverz, Laszlo Toroczkai.
“Ne kemi dhembshuri për ata që ikin nga zonat e luftës së Siria apo Iraku, por nuk ka dhimbsen ata që po ikin nga varfëria. Shumica prej tyre kanë telefona të mençur dhe e bëjnë rrugën me GPS. Pak prej banorëve të fshatit tim, të cilëve u trokasin në derë natën vonë, mund të kenë telefona të tillë. Nuk e kuptoj se si në mes të dimrit njerëzit bëjnë gjithë ato kilometra në këto kushte. Çdo javë na duhet t’i thërrasim ambulancat për të luftuar për bebet me hipotermi”, ka thënë Torockai, raporton KTV.
Por, nga kosovarët ai ka edhe një frikë tjetër.
“Ka debat të vazhdueshëm në Evropë për lidhjet ndërmjet migrimit të papengueshëm dhe terrorizmit. Kufiri ynë është krejtësisht i hapur. Çka nëse dikush sjellë armë, raketa-hedhës apo tankse dhe askush nuk e vërteton”, shprehet Torockai.
Ai ka vënë roje nëpër fshat dhe ka propozuar ndërtimin e një rrethoje për të mos lënë imigrantët të hyjnë andej.
Ky edhe të tjera propozime do të diskutohen edhe në Parlamentin hungarez në Budapest.
Torockai është pjesë e partisë së djathtë ekstreme Jobbik dhe themelues i një lëvizjeje rinore e cila kërkon rikthimin e Hungarisë së Madhe që ekzistonte deri në Luftën e Parë Botërore.