Policia: Të gjitha njësitë policore po hetojnë vdekjen e 17 vjeçarit në Prishtinë

Sot rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë policia ka pranuar një informatë për një trup të shtrirë në tokë afër një kisoke. Më pas përveç policisë në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e tij.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat në të cilat vdiq ky 17 vjeçar, ndërsa njësitë policore po hetojnë këtë vdekje.

“Sot rreth ores 11:00, kemi pranuar infomaten se nje person i gjinise mashkullore gjendet i shtririre ne toke afer nje kioske ne Rr.GJON SEREQI – PRISHTINE.  Ne ate lokacion pervec njesive policore ka dal edhe ekipa e ndihmes se shpejte ku e ka konstatuar qe personi eshte i vdekur”- tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti për Gazetën Express.