Policia po interviston personat që po shoqëroheshin me sulmuesin e gazetarit Kajtazi

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, rreth 10 minuta pas ngjarjes nga e cila kryeredaktori i ‘Insajderit’ mbeti i përgjakur në fytyrë.

Pjesëtarët e policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi, raporton Gazeta Express.

Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë qenë bashkë, në të njëjtin tryezë, me sulmuesin e Kajtazit, në momentin kur ka ndodhur sulmi.

Vehbi Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. /GazetaExpress/.