Policia konfirmon vjedhjen e ditarëve në gjimnazin “Hamëz Jashari”

Dje një burim i Drenica Press, në kushte anonimiteti ka njoftuar se janë vjedhur thuajse të gjithë ditarët e klasëve të X -ta dhe të XI -ta kësaj shkolle.

Këtë lajm sot e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Avni Zahati.

“Dje në mëngjes është raportuar për vjedhjen e ditarëve të klasave të X-ta dhe XI-ta të gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj. Rasti po vazhdon të hetohet”, ka thënë Zahiti.

Vjedhja e ditarëve paraqet një problem të madh për mësimdhënsit, pasi tani është fundi i vitit dhe do ta kenë një detyrë të vështirë për përshkrimin e notave./DrenicaPress/