Policia jep detaje të personit të vrarë në Obiliq

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur në QKUK si pasoj e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Obiliq.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc siç është raportuar më herët nga burime të Indeksonline.

“Rreth orës  14:00, policia ka marrë informatën se: një person rreth 35 vjeç , me plagë nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar në QKUK Prishtinë.

Menjëherë njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarje.

Kësisoj nga informacionet e para që ka siguruar policia është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit.

Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri në sqarimin e plotë të gjitha rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e personave që mund të jenë të implikuar në ast”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë për Indeksonline.

Lexo tjetër  Kadri Veseli: Drenasin do e kthejmë në zhvillim ekonomik