Policia jep detaje nga aksidenti në Skenderaj, dy persona të lënduar

Aksidentët gjatë këtyre ditëve në Kosovë nuk kanë të ndalur, pas aksidentit të rëndë që ndodhi ditë më parë në Suharekë ku humbën jetën 5 persona dhe në Shtime ku humbi jetën një këmbësore 43 vjeçare, edhe sot në Skenderaj ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë janë lënduar 2 persona.

Loading...

Policia ka njoftuar se një aksident i rëndë që ka ndodhur sot në Skenderaj, më saktësisht tek vendi i njohur si ‘Përroi i keq’ janë lënduar 2 persona, ku edhe janë dërguar për të marrë tretman mjekësor.

“Një aksident ka ndodhur në Skenderaj, më saktësisht tek vendi i njohur ‘Përroi i keq’, ku si pasojë janë lënduar dy persona ku edhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha për Metron zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Po ashtu Zahiti ka konfirmuar për Metron se në këtë aksident janë përfshirë një veturë e llojit ‘Pasat’ duke u përplasur me një kamion.

“Vetura e llojit ‘Pasat’, është përplasur me një kamion tek ky vend, deri tani nuk kemi diçka më shumë informacione për shkaktarin e këtij aksidenti”, tha për Metron përmes telefonit zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Kujtojmë se që përgjatë muajve të fundit numri i aksidenteve në vend ka qenë mjaft i madh.

Lexo tjetër  Reagimi i Thaçit për sulmin ndaj shtëpive serbe në Zubin Potok