Policia: Ja çfarë ndodhi brenda 24 orëve në Drenas, Mitrovicë, Vushtrri….

 

Drenas, arrestohet një i dyshuar

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar mbajtje deri me 02.06.2015 që të dërgohet në gjykatë.

Vushtrri, vetura godet kombësorin

I dyshuari mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur viktimën këmbësorin mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Leposaviq, raporton vjedhjen e “llavaqkes”

Viktima mashkull K/Serb ka raportuar se në shtëpinë e tij, i dyshuari mashkull K/Serb, ia ka vjedhur pushkën e gjuetisë të cal. 12mm. Rasti nën hetime.

 

Leposaviq, aksident trafiku

Raportohet se i dyshuari mashkull K/Serb duke lëvizur me veturën Fiat Punto pa targa për shkaqe të panjohura është aksidentuar dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.