Policia e Kosovës për aksidentin në Arllat ku vdiq një shtetas i Shqipërisë

Mbrëmë është raportuar për një aksident komunikacioni në Arllat të Drenasit. Në këtë aksident mbeti i vdekur një person, i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje, transmeton Drenica Press.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit zyrtar shkruan:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Arllat, magjistralja Prishtinë –Pejë 11.04.2018 -20:19. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i cili ka mbetur i vdekur në vendngjarje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Qytetari grushtohet me dy policë të Kosovës (Video)