Policia e Kosovës apel qytetarëve në Veri

Policia e Kosovës ka njoftuar sërish qytetarët për praninë e tyre sot në veri të Kosovës.

Është bërë e ditur se në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave ligjore Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në drejtim të dislokimit të njësive përgjegjëse në terren në pjesën veriore të Kosovës, me të vetmin qëllim  zbatimin e vendimit të Qeverisë dhe nuk ka qëllime tjera.

“Në kuadër të kësaj dëshirojmë t’i informojmë të gjithë qytetarët tanë, në veçanti ata në veri të Kosovës mos të bien pre të çfarëdo dezinformate lidhur me angazhimet tona në atë pjesë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se mbeten të të përkushtuar në zbatimin e rendit dhe ligjit si dhe ofrimin e shërbimeve policore për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

 

Lexo tjetër  Ja nga sa ulëse do të kenë partitë në Kuvendin e Skenderaj (Dokument)