Policia dhe KFOR-i në drejtim të Sankovcit (FOTO)

Edhe 19 vite pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, shpesh raportohet për hasje në mjete të dyshimta që nuk kanë shpërthyer.

Ndonëse për vite me radhë janë KFOR-i dhe FSK-ja, kanë punuar për çminimin e zonave të minuara, që nga përfundimi i luftës nga minat kanë humbur jetën mbi 100 persona.

Një mjet i pashpërthyer është hasur në fshatin Sankovc të Drenasit.

Drenicapress merr vesh se Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë nisur për në vendin e ngjarjes.

 

 

Lexo tjetër  Kryetari Lladrovci në Turqi, binjakëzon Drenasin me një komunë të provincës së Adanës