Policia arreston një person për vrasjen e 35 vjeçarit nga Vushtrria

Policia e Kosovës ka arrestuar F.T (1991), si person të dyshuar për vrasjen e sotme të 35 vjeçarit A.K në Babimoc të Obiliqit.

Motivet dhe rrethanat se si ka ndodhur kjo vrajse nuk dihen, policia po vazhdon hetimet.

“Nje person eshte arrestuar si i dyshuari i ketij rasti. Policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plote te rrethanave”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Viktima A.K është nga komuna e Vushtrrisë ndërsa vrasja ka ndodhur sot në orën 14:00 në fshatin Babimoc të Obiliqit./Gazeta Express

 

Lexo tjetër  Mitrovicë: Arrestohen gjashtë persona për "vrasje në tentativë" dhe "pjesëmarrje në rrahje"