Policia arreston 16 persona në raste të ndara

Gjatë ditës së diele, Policia e Kosovës me njësitet e saja përkatëse ka arritur të vejë nën pranga gjithsej 16 persona për vepra apo incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të njëjtat është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit, në mbajtje janë dërguar 14 prej të arrestuarve ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.

 
Loading...