Polici shqiptar në mes të qytetit i nxjerr armën qytetarëve (Video)

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet një polic që ka nxjerrë armën në mes të qytetit.

“Shikoni si sillet në mes të qytetit narkoterroristi me uniformë, fytyra e vërtetë e narkoshtetit!”, shkruan Berisha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama, dhe po ashtu edhe ndaj krerëve të Policisë së Shqipërisë, për si thotë ai: “kriminalitetin në të cilin është zhytur policia shqiptare”. përcjell Insajderi.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Shikoni si sillet ne mes te qytetit narkoterroristi me uniforme, fytyra e vertet e narkoshtetit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar zoti berisha.shiko policia e krimit ne qytetitn e pogradecit si i nxjere armen qytetarit pa pasur asnje lloj precedenti apo kryerjen e nje vepre penale.thjesht per arsye kaprico te nje polici femij te shtetit te narkotrafikut

Me pas e ka ndjekur polici me vrap dhe i ka vene pistoleten ne koke kamerat e rrugeve disponojn pamja me te qarta.Ju lutem zoti berisha beheni publiku sec cben nje polic i papergjegjshem”

Lexo tjetër  Xhamia e Ahmed Kalasë, “Dine Hoxha”, shëmbëlltyrë e tempullit fetar: Iftaret, taravitë, lexim-mësimi i Kur’anit, ndihmat humanitare, disa nga shumë aktivitetet e saj