Polici godet me motor një vajzë në Prishtinë (Video)

Para pak çastesh, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka goditur me motor një vajzë, e cila edhe më pas është alivanosur.

Indeksonline ka siguruar një video ku shihet polici teksa i ofron ndihmë kësaj vajzë; “Të lutem qysh e ki emrin, fol të lutem motër…”, ishin fjalët e tij.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” aksidentin në fjalë.

“Rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident, afër stacionit të aubosëve, një motorist e ka goditur një këmbësore të rastit”, ka thënë ajo, duke mos specifikuar se shkaktar i incidentit ishte pjestar i PK-së.

Lexo tjetër  Veseli: PDK me platformën më të mirë për Komunat