Pokleku i Vjetër, me një mrekulli të rrallë natyrore (Foto)

Në Poklek të Vjetër, komuna e Drenasit, gjendet burimi nga rrjedh uji mineral e që për 7 vite ky ujë është i papërdorshëm për pije.
Banorët thonë se ky ujë nuk përdoret për pije për shkak  të instalimit  të rrjetit të kanalizimit, si dhe  gropës septike që është shumë afër  burimit! Banorët e këtij fshati kanë bërë disa kërkesa në organet komunale por që kanë hasur në vesh të shurdhër për shkak se në Komunë u kanë thënë se ky problem është zgjidhur!
Kohë më parë është vërtetuar në bazë të disa analizave, që ky ujë mund të përdoret për pije, por që banorët nuk e përdorin për shkak të frikës që mundë t’iu kanoset ndonjë sëmundje.
Ky burim uji është edhe vend turistik duke qenë se vizitohet nga banorë të viseve të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, sepse ky ujë është shumë i shëndetshëm dhe shërues për disa sëmundje.
Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë se kjo situatë është e papranueshme, dhe si Komunë kanë  pasur interesim të madh për të investuar në forma të bashkëpunimit publiko-privat në  mënyrë që ky ujë të përdoret maksimalisht, si dhe nga kjo të përfitonin banorët e këtij fshati por edhe komuna si tërsi.
Për të investuar  ka pasur interesim të madh në mesin e tyre një kompani nga Sllovenia, qëllimi i krejt kësaj është që të ketë menaxhim  më afatgjat.
Në muajin qershor  komuna ka planifikuar të filloj një projekt për rregullimin e këtij problemi si dhe largimin e kanalizimit sa më larg burimit të ujit, por që është problem realizimi i këti projekti për shkak të pronave private të banorëve.
Po ashtu pjesë e këtij projekti pritet të jetë edhe rregullimi i trotuarit prej Poklekut të Ri deri në Poklek të Vjetër, më konkretisht deri tek burimi i këtij uji./DrenicaPress/

 

 

 

11130699_820274181342914_254726019_n

 

11104280_820274164676249_1043127225_n