Pogba afër Barcelonës për vetëm 10 milion euro!

 

Paul Pogba është gjithnjë e më afër Barcelonës.

Sipas gazetës katalunase, Sport, drejtori sportive i Barcelonës, Ariedo Braida, është takuar me administratorin e deleguar të Juventusit, Beppe Marotta, për të diskutuar transferimin e Paul Pogbas në “Camp Nou”.

Gazeta shkruan se marrëveshja është shumë afër, por e ndajnë vetëm 10 milion euro. Barça ka ofruar 80 milion euro për 22-vjeçarin francez, kurse Juve kërkon 90 milion euro.