Po s’u bërë hajn, (s) do të jesh fukara…!

Me ia dhurua botës mirësinë, lumturinë, lirinë, paqen,  më parë duhet me fitua luftën kundër ligësive të vetvetes
Shpirti dhe nderi i atdheut, (sot) nuk janë shqiptari,por mashtrim, pangopësi, hajni! Po s’u sot more me hajni, s’do të kesh: As miq, as shokë, as krahun e ligjit, të shtetit!
(“PASURIA ËSHTË SHËRBËTOR I TË MENÇURIT, DHE ZOTËRI I BUDALLAIT!”, SAMI FRASHRI)
Shkruan: Riza GREIÇEVCI
Njeriu nuk bëhet i varfër atëherë kur s’ka punë, as kur s’ka çka
të hajë, por është fukara atëherë kur bukën në dorën e vet s’ka me kënd ta ndajë! Po, mirë, përditë pyet populli: Atëherë, kjo që shihet e dëgjohet e përjetohet sot në mes nesh, e që flitet e përflitet gjithandej nga gojë e qytetarëve, ku i ka rrënjët? Nga cila bërthamë u linden? Imoraliteti! Pabesia!Rrena!Hajnia!Mashtrimi!
 Përgojimi!Kriminaliteti ekonomik!Ngacmimet seksuale të adoleshenteve në shkolla tona! Vrasjet dhe hajnitë në pikë ditë. Mospërfillësit dhe rrënuesit e shtetit! Ku i ka rrënjët e “drejta” e Devollëve për t’u shitur shqiptarëve miell nga gruri i skaduar, ushqim për derra të Serbisë? Dhe, as tymin e duhanit s’ia prish, as ligji, as prokuroria…
Po të mos jesh hajn, s’do të kesh as lumturi, as liri, as bukë, o edhe qeni yt të leh kur të hysh në oborr!
Kush po përpiqet sot që t’ia mbush mendjen popullit se me hajni, korrupsion, pabesi, imoralitet, me luftë gladiatorësh për pushtet e hyqymet, për pasuri? Kush po përpiqet me ia mbush mendjen Evropës se kështu siç po veprojmë ne kosovarët sot, mundet lehtë me përparua Kosova? Mund të zhduket papunësia, hajnia, nepotizmi, krimi ekonomik? Kush po përpiqet me i hedhur hi syve popullit se kështu siç jemi sot ne shqiptarët, kështu siç jemi sot  ka me na dashtë Zoti, miku, komshiu…Ka me na i hapur kufijtë Evropa? Ka me ndihmuar edhe më tutje dhe me na dashtë Amerika? Kush po përpiqet me ia mbush mendjen Kosovës se kështu siç jemi sot ne kosovarët kanë me dashtë edhe ma shumë fëmijët, miqtë, Zoti, demokracia….? Kush po e rrejnë popullin, Evropën, Amerikën, edhe tërë botën, se kosovarët kështu me hajni, me mashtrime, me lakmi vetëm për shtet e pushtet, kanë me pasur me bollëk lumturi, qetësi sociale dhe sundim të ligjit…kanë me pasur me bollëk fëmijët tanë edukatë të shëndoshë familjare, dhe kanë me na dashur, me na përgëzuar, me qenë krenar me ne, apo, kush e di: nesër fëmijët tanë do të na mallkojnë! Do të na shajnë! Do të na fajësojnë! E, ruan Zot, ndofta edhe s’do të na njohin as legjitimitetin e prindit! Medet, kjo mund të ndodhë nesër, sepse, edhe fëmijët tanë janë bindur tashmë: Po të mos jesh hajn: S’do të kesh: as lumturi, as liri, as bukë, o edhe qeni yt të leh kur të hysh në oborr!
“Ma mirë me qenë hajn e me pasë, se me qenë fukara dhe me plasë…!”
Kush duhet të jetë ai, apo ata, që pa tjetër duhet t’ia shpjegojnë, sy me sy, popullit marifetin e sotëm:“ Ma mirë me qenë hajn e me pasë, se sa me qenë fukara dhe me plasë! Shpirti dhe nderi i atdheut, (sot) nuk janë shqiptaria, por mashtrimi, hajnia, dredhia, vdekja e shtetit, e Qeverisë, vdekja e ligjit, vdekja e drejtësisë! Kjo që po them unë, autori i këtij shkrimi, e them me përgjegjësi: Po, po, e vërtetë! Ma mirë me qenë hajn e me pasë, se me qenë fukara dhe me plasë…! Vdis po deshe! Bën vetëvrasje po deshe! Bëhu lypës po deshe! Kërko punë o drejtësi po deshe! Kot e ke! Shteti, ligji, puna, paraja, janë në krahun e hajnisë, janë në krahun e atyre që vjedhin dhe u mbushin gushën hajnave të drejtësisë, të gjyqit, të Prokurorisë. Vidh! Në pikë ditë! Vrit! Dhuno ose ngacmo edhe adoleshentet në bankat e shkollës fillore, apo, po deshe ngacmo femrën edhe më e re se dhjetë vjeçe, s’ka ligj o drejtësi që të dënojë, të burgosë ose t’i jep 20 vjet burg. Vidh pesë milion, gjashtëdhjetë milion, njësoj e ke shpërblimin nga autoritetet e drejtësisë: Përgjysmë, dhe: dil e jeto në liri! Kohëve të fundit populli është bindur tashmë rrast: Po s’u more me hajni, pa tjetër do të jesh fukara, dhe s’do të kesh: as miq, as shokë, as krahun e ligjit, as të shtetit…!
Ju qoftë haram lufta ime…
Po të mos jesh hajn: S’do të kesh: as lumturi, as liri, as bukë, o edhe qeni yt të leh kur të hysh në oborr! Po të jesh hajn je i pasur! Je edhe fetar! Të besojnë njerëzit. Të duan njerëzit. Të qesin në vend të madh në odë. Fëmijët tu hanë e pinë çka t’ua dojë qejfi, kurse foshnja e skamnorit s’e ka as një lugë tambël për gojën e saj të tharë…S’ka derë të mbyllur për hajnat dhe mashtruesit. E ke krahun e ligjit! E ke krahun e miqve, të shokëve, të familjes, por jo edhe bekimin e Zotit, krenarinë e fëmijëve tuaj! Jo edhe bekimin e gjakut dhe amanetit të dëshmorëve! Jo edhe bekimin e lirisë!
E, unë, autori i shtatëdhjetë veprave letrare, 30 nga Lufta Çlirimtare e Kosovës, unë, babë i gjashtë fëmijëve, ngre zërin fuqishëm, deti u bëftë kos: Phu, mallkua qoftë shteti që s’ka: as drejtësi, as gjyqësi, as prokurori…Shkurt e shqip ky lloj shteti ngjan në një mëhallë beqarë e beqare, që ende shpresojnë se janë të virgjër…Janë shpëtimtarë të dërguar nga profeti Muhamed, a.s.
Jeni rrenacakë! Jeni hajna dhe s’i keni aq dy gishta fytyrë! Mjerë fëmijët tuaj kë kanë babë! Një luftëtar çlirimtar i UÇK-së, pas publikimit të Listave të veteranëve shpërthej: “Pshurresha në lirinë, në të cilën ka hise, edhe hajni, edhe mashtruesi, edhe djalli…Unë humba gjymtyrët e trupit! Unë derdha gjak! Unë luftova djallin e zi! Unë luftova për lirinë e Kosovës. Unë, luftëtari çlirimtar, me asnjë parti politike, as shtet, as drejtësi,m as liri, as nderim! Fëmijët e mi pa libra, pa fletore, pa bukë, pa liri,
të lënë pas shpine! Sot, bëni një gjyq të ri për të më gjykuar pse rroka pushkën, pse luftova të keqen, luftova robërinë shekullore të popullit tim! Ju qoftë haram lufta ime!
Shpirti dhe nderi i atdheut, (sot) nuk janë shqiptari, por mashtrim, pangopësi, hajni…!
Po s’u bërë hajn (dallaveraxhi) pa tjetër do të jesh fukara, s’do të kesh: punë, as bukë, as krahun e ligjit…! Do ta mohojnë të drejtën e punës, të drejtën e veteranit të UÇK-së. Do ta mohojnë të drejtën e ligjit, të gjyqit, të Kushtetutës, do ta mohojnë edhe ekzistimin dhe luftën e UÇK-së! Po s’u bërë hajn, pa tjetër do të jesh fukara, s’do të kesh: punë, as bukë, as krahun e ligjit…! Do ta mohojnë të drejtën e punës, të drejtën e veteranit të UÇK-së! Heu, Zot i Madh! Ta kam rixhanë, mos me mallko, Perëndi, dua të pyes me zë të lartë, dua të pyes, se plasa, deti u bëftë kos: Ti, Kosovë, e gjallë, a je? Dje, kush ishe, sot kush je? Çka kanë ligjet që gjëmojë? Çka kanë votat që mallkojnë? Çka ka shteti që po dridhet? Pse liria flakë po digjet? Pavarësia vaje e tym? Ç’ka morali që psherëtinë? Shkelet besa, Kushtetuta? Dikush ha dardha t’buta…! Po s’u bërë hajn , pa tjetër do të jesh fukara, s’do të kesh: punë, as bukë, as krahun e ligjit…! Do ta mohojnë të drejtën e punës, të drejtën e veteranit të UÇK-së! E ke të ndaluar, ose kot: proteston! Ankohesh! Kërkon ndihmë! Kot kërkon drejtësi! Ligji s’ka drejtësi për ty! Gjyqësia s’ka drejtësi për ty! Prokuroria s’ka drejtësi për ty! Nuk kanë, nuk kanë drejtësi për ty, sepse, ti s’ke krah në shtet, s’ke krah në Qeveri, s’ke krah në gjyqësi, s’ke krah në Prokurori!
Po iu bëj be në bukë e në kripë: Shpirti dhe nderi i atdheut, (sot) nuk janë shqiptari, por, mashtrim, pangopësi, hajni! Deri kur? Boll ma!