“Po ndodhi kjo gjë, PDK-në e merr lumi Drenica!”

Shkruan Avdyl Mziu

Cfarë po ndodh në Skenderaj është një rasti i njëjtë se cfarë ndodhi në Drenas.

PDK-ja në Drenas pati përcarje të mëdha. Naim Bazaj një njeri me pushtet të madhe në Drenicë dhe në PDK kundrejt Ramiz Lladrovcit, të dërguarit të partisë.

Bazaj njësojë sic Lushtaku në Skenderaj kishte shumë përkrahje, aq të madhe sa që lëkundë PDK-në në këtë komunë. Bazaj kishte filluar punen në terren dhe në organizimet e fushatës së tij tregonte se ka njerëz mbrapa.

Por cfarë ndodhi me Bazajn. Ai u mund turpërisht pasi nuk kishte përkrahjen e partisë, pasi dështojë të bind kreun e partisë se ai duhet te ishte i pari. Njejtë po ndodhë edhe në Skenderaj.

Lushtaku i cili dihet që ka përkrahje të madhe në atë Komunë duket se nuk e ka përkrahjen e partisë. E nëse nuk e ka përkrahjen e partisë atëhere sic duket se do ta ketë të njejtin fat si të Bazajt.

Grupi i formuar nga disa të pakënaqur në PDK-në e Skenderajt duket se po kanë mbështetjen e të parit të partisë.
Veseli pas humbjes turpëruese në zgjedhjet qendrore që më shumë kjo humbje ishte rezultat i Hashim Thacit sesa vet i Kadri Veselit, duket se ka treguar hapat e parë të një fundosje të madhe.

Nëse në Drenicë, saktësisht edhe në Skenderaj ndodh një gjë e tillë atëhere PDK-në e mori lumi, lumi Drenica.

Foto Avdyl Mziu

Lexo tjetër  Shkruan Blerim Latifi: Letër studentëve të mi majtistë