Po e bëri këtë PAN-i, s’ka formim të institucioneve

Përfaqësuesi i KDI-së, Albert Krasniqi në emisionin “Interativ” të KTV-së ka theksuar se revolta më e madhe e zgjedhjeve të 11 qershorit nuk janë fletëvotimet e parregullta, por mos-pjesëmarrja e një pjese të madhe të popullatës në zgjedhje.

Ai e ka konsideruar si fakt pozitiv atë se të gjitha subjektet politike po i pranojnë rezultatet dhe nuk besoj se do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në ndonjë qytet a komunë.

Krasniqi ka paralajmëruar krizë politike.

“Sa i përket krizës, partitë politike mund të befasojnë në çdo moment. Partitë dinë të nxjerrin bllokada. Rasti i parë që mund të ndodh është nëse PAN të mos nominojë asnjë kandidat për kryeparlamentar, gjë e cila mund të zgjas procesin. Këtë mundësi e kam dëgjuar nëpër qarqe të PAN-it”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi: PAN-i mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit duke mos nominuar asnjë kandidat për kryeparlamentar

 
Loading...