Plot gola, plot kupa, i sjell “bisha”, i madhi Besart Berisha (Video)

Besart Berisha vazhdon ta sundoi kontinentin e Australisë. Sulmuesi kosovar kudo që shkon po shënon gola, po fiton kupa dhe po merr çmime personale.

Pasi fitoi gjithçka me Brisbane Roar, Besarti tani i ka rikthyer sukseset me Melbourne Victoryn. Pikërisht një gol i Besartit është duke e vendosur finalen kampionatit të Australisë në përballjen me Sydney.

Berisha ka shënuar një gol tejet të bukur në minutën e 34 të ndeshjes. Gëzimi i tij ishte i papërshkrueshëm dhe se Besarti është në rrugë të mirë të siguroi titullin edhe me këtë skuadër.