Pllaka e Ali Pashës, do të rivendoset në “Porto Palermo”

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të vendosë pllakën e mbishkrimit të Ali Pashës në Kalanë e “Porto Palermos”, e cila u grabit në vitet 1993-94.
Mbishkrimi i saj ruhet vetëm nga përkthimi mjeshtëror i mesuesit qeparotas, Janko Pali, i cili e ka perkthyer atë në vitin 1932.
Kjo Agjenci merr përsipër ribërjen e pllakës dhe të shkrimit mbi të, që së shpejti do të vendoset në portën hyrëse të kalasë piktoreske para sezonit të ri turistik veror ku dhe vizitorët janë më të shumtë.
 Ja dhe teksti i plotë i pllakës:
 “Ktheni ploret o detarë hyni në liman pa frikë
Këtu në Panormë zhurma e stuhive është fikë
Dhe mua që më shihni në qiell të çaj retë
Jam e fitores një trofe kështjellë që shkrep nga rrufetë
Nuset e himarjotëve më ngritën me kujdes
Armike për armiqtë,për miqtë mike me besë!
Zili më pat Faethoni dhe Pirrua nakar
I Tepelenës më sundon hero Aliu i parë
I plot fuqishëm është zot në të Epirit vënde
Dhe gjeneral Asirian me shpatë dhe me mënde
Plot pesëdhjetë mijëra nën urdhera ushtarë
Pa frikë dhe me plot guxim armiqve u bën ballë
Tash në Janinë prehet luani i pa frikë
Prej Athinasë lindur dhe prej Marsit rritë.”

 

 
Loading...