Plisat nuk e duan Bylbyl Sokolin në KF Prishtinë

Tifozeria e Prishtinës, Plisat, u zhgënjyen me lojën e Prishtinës ndaj Hajvalisë, të fituar nga kjo e fundit 2:0.

Në pjesën e dytë, ata filluan brohoritjet kundër lojtarëve, por edhe kërkuan largimin e trajnerit Bylbyl Sokoli.
“Bylbyl Sokoli, ik prej Prishtinës”, thirrën disa herë Plisat, shkruan GazetaOlle.com.

Ndërkohë, thirrja e Plisave për lojtarët ishte kjo: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”.

Prishtina me këtë humbje mbeti gjashtë pikë larg liderit, derisa është eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës.