Platini: UEFA të votojë Princin Ali

 

 

“Jam i neveritur, mjaft me këtë histori skandali, futbolli dhe FIFA qëndrojnë mbi Blatterin”. Kjo është deklarata e Presidentit të UEFA-s, Platini pas shpërthimit të historisë së korrupsionit në organin më të lartë të futbollit botëror.

Më pas Platini është ndalur te zgjedhjet e Kongresit duke u bërë thirrje Federatave të UEFA-s që të mos e votojnë Blatterin, por kandidatin tjetër në garë Princin e Jordanisë, Ali. Francezi zbulon edhe një prapaskenë, teksa deklaron se i kërkoi sërish dorëheqjen Blatterit pas skandalin, por sipas Presidentit zvicerane i ishte përgjigjur se “tashmë është shumë vonë”.
E ndërsa të mërkurën FBI dhe DASH deklaruan se Blatter nuk është aktualisht i akuzuar për skandalin e korrupsionit, të enjten, policia zvicerane i ka kërkuar Blatterit që të mos largohet nga vendi deri në një urdhër të dytë për shkak të hetimeve që po kryhen. Edhe se në mënyrë direkte nuk e pohojnë, fakti që autoritetet i kanë kërkuar që të mos largohet nga vendi tregon përfshirjen e Blatterit në skandal.