‘Plas bomba’/ Ç’i kërkoi Berisha ish-Miss-it që të përfaqësonte vendin?

Ish-missi Suada Sherifi përgjatë një interviste në “ABC News” ka rrëfyer një histori të ndodhur rreth 12 vjet më parë me fotografin e njohur Fadil Berisha.

Bukuroshja shqiptare tregoi arsyen se pse ajo nuk ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe në vitin 2005.
Ajo theksoi se, nuk përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe” në vitin 2005 pasi fotografi Fadil Berisha i kishte kërkuar të bënte hundën operacion për ta zvogëluar, mirëpo Sherifi nuk kishte pranuar pasi një kërkesë e tillë nuk i ishte dukur e drejtë, në vend të saj konkurroi Eralda Hitaj.