Plaku, Presidentes: A ju vjen marre?

Shëtitja e sotme e Presidentes Atifete Jahjaga nëpër rrugët e qytetit të Mitrovicës është përcjellë edhe me disa momente interesante.

Presidentja Jahjaga është takuar dhe ka biseduar me shumë qytetarë, ku ndër ta ishte edhe një i moshuar, i cili u ankua për jetesën e vështirë me vetëm 70 euro.

“Unë 35 vjet pune e 70 euro po m’i jepni, a ju vjen marre me punu kështu, a jeni në mend a çka po bani, a çka po hani, a kah po shkoni? Kush po ju mëson kështu?”, tha ai. / Veriu.info

Shikoni videot: