Pique, Realit: Mos u plaksha pa të mposht në finale!

Gerard Pique është i kënaqur për arritjen në finale, por jo edhe më kundërshtarin e finales. Mbrojtësi spanjoll ka thënë se Realin e donte në finale dhe se këtë ëndërr do ta ketë deri në përfundim të karrierës.

“Juve e meritoi të jetë në finale, ata bënë një kampionat të mirë edhe në Serie A, janë kampion. Ne nuk ndihemi favorit, jemi 50-50. Do të provojmë të luajmë sa më mirë. Përballë e kemi një skuadër që ka eliminuar Realin, Borussia Dortmunditn e Monacon. Shpresoj se nuk do të pensionohem para se të luajë një finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe ti mposhti ata” ka thënë Pique.