Piloti kthen aeroplanin për çiftin e moshuar, arsyeja do t’ju përlot

Një pilot është lavdëruar për kthimin e aeroplanit disa minuta para se të nisej në mënyrë që çifti i moshuar të mund të vizitonte nipin në shtratin e vdekjes.

Dyshja kuptoi se nipi i tyre ishte në kujdesin intensiv sa ishin në bordin e aeroplanit që po nisej për Abu Dabi, transmeton portali arbesh.info.

Pasi çifti i tregoi ekuipazhit, piloti ktheu aeroplanin prapa drejt portës, ndërsa stafi aranzhoi valixhet dhe makinën në mënyrë që ata të mund të shkonin në kohë tek nipi.

Ai vdiq po atë natën me 31 mars.

Kurse linja ajrore ka thënë se çifti mund të përdor biletat e tyre për në Abu Dabi kur ata të duan./Arbresh.info