Pesë këshilla nga policia si ta mbrojmë çantën nga hajdutët

Përkundër angazhimeve të vazhdueshme policore dukuria dhe rritja e veprave penale ‘vjedhje të çantave’ mbetet shqetësuese në fushën e sigurisë, si për policinë ashtu dhe për komunitetin në përgjithësi, dukuri kjo që muajve të fundit është evidente edhe në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.
Me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie njëkohësisht sensibilizimit të qytetarëve në kuadër të zonës së përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, sot ka filluar shpërndarja e fletushkavenjoftuese për qytetarë, ku brenda kësaj fletushke janë paraqitur pesë këshilla elementare përmbajtjesore të situatave , rrethanave dhe elementeve që mund të ndikojnë në parandalimin dhe pamundësimin e kryesve të veprave të tilla, me qëllim që qytetaret të mos bien viktimë e kësaj dukurie kriminale.
Fletushka me përmbajtje dhe këshilla është përgatitur nga Drejtoria për Parandalim në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Shpërndarja e fletushkës te qytetarët do të bëhet nëpër zona sektoriale, në zona ku trendi i kësaj  dukurie është evident, lokalitete të ndryshme, si dhe vende ku frekuentimi i qytetarëve është i dendur.
Që në ditën e parë ky aktivitet po mirëpritet te qytetarët e në veçanti tek gjinia femërore, ku nga kjo dukuri kriminale më së shumti të viktimizuara rezulton të jetë gjinia femërore.

Displaying SAM_1278.JPG

Displaying Keshilla.jpeg

Displaying Kujdes per qanten tuaj.jpeg