Përveç Goldit, Shefqet Krasniqi befason të gjithë kur zbulon se kë tjetër nga estrada e ka ‘dost’

Ish- Imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi së fundmi erdhi në një intervistë krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’a shohim.

Përveç jetës së tij, fesë, kombit e asaj çka jemi mësuar t’a dëgjojmë shpesh tek flet, Krasniqi kësaj here ka prekur edhe repin, shkruan lajmi.net

Ai  ka folur për reperin Gold AG dhe pjesën që ia ka kushtuar pikërisht atij në këngë.

Ani pse është kundër muzikës pasi feja nuk e lejon këtë, Shefqet Krasiqi tregoi se dy prej këngëtarëve të njohur i ka dosta.

I pari Gold AG por nuk e la anash edhe Medën për të cilin nuk e kemi ditur se e ka mik dhe e pëlqen si njeri dhe për faktin që bën namaz.

 

Lexo tjetër  Ymeri reagon pas lirimit të Kurtit dhe Kadaj-Bujupit: Përndjekja ndaj deputetëve nuk ka përfunduar