Përsëri Ljajic, nuk e këndon himnin serb (foto-video)

 

Mesfushori i Romës, Adem Ljajic, ishte përjashtuar dy vite më parë nga Përfaqësuesja serb, pasi nuk e këndoi himin serb. E kështu bëri edhe mbrëmë në duel me Portugalinë duke mos e kënduar himnin serb, dhe duke irituar edhe një herë opinion serb për veprimin e tij.
 E vite më parë vetë Ljajiq pati thënë se nuk mund ta dëtyrojnë që ta këndoj himnin serb.
“Që i vogël kam luajtur për reprezentacionin e vendit tim, në kategorinë e juniorëve dhe askush nuk më ka kërkuar që ta këndoj himnin. Serbia është vend edhe për ne myslimanët. Nëse ky është kushti, me siguri se nuk do të luaj më për Kombëtaren e Serbisë”, pati thënë Ljajic.
Gjërat edhe më keq u bënë për Serbinë, kur pësuan humbje me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë, dhe kanë gjasa minimale për kualifikim.