Përse avionët kanë gjithmonë ngjyrë të bardhë?

A e keni pyetur ndonjëherë vetën se përse avionët janë ngjyrë të bardhë? Nëse po, sot do të mësoni një përgjigje interesante.

Për avionët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse:

Ngjyra e bardhë nuk fshihet.

Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.

Ngjyra e bardhë ka përparësi termike 

Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë.

Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.

Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë 

Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit.

Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen. /albeu.com/

Lexo tjetër  A është kjo gruaja më me fat në botë? Shtylla elektrike e shpëton nga vdekja e sigurt (Foto/Video)