Përplasje me armë, dy të vdekur

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një përplasjeje me armë pranë maternitetit të vjetër në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 të padites në bulevardin “ Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore. Paraprakisht dyshohet se nga të shtënat ka dy viktima, dhe një të plagosur. Policia ka mbërritur në vendgjarje.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por sipas policisë, gjithçka ka nisur pas një aksidenti me makinë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur punën hetimore duke marrë në pyetje edhe personat të cilat kanë qenë aty pranë kur ka ndodhur ngajrja, për të çuar në zbardhjen e identitetit të personave të përfshirë.