Përmbytje që nuk mbahen mend në Serbinë perëndimore (Video)

Shi i fuqishëm i shoqëruar edhe me breshër ra pasditen e sotme në Uzice të Serbisë, nga ku u publikuan pamje të pabesueshme të rrugëve të përmmbytura.

Një nga pamjet tregon se rruga Omladinska në qendër të qytetit është shndërruar në një lumë dhe makinat mezi po qarkullojnë.

Përdoruesit e rrjeteve social deklarojnë se gjendje e njëjtë është edhe në pjesët tjera të Uzice.

Meteorologët  paralajmërojnë për fatkeqësitë e mundshme dhe në të gjithë Serbinë, dhe paralajmërimi vlen deri të premten.

Ditët e kaluar në të gjithë Serbinë mbretëroi mot shumë i ngrohtë me temperatura deri në 35 gradë.

 

 

Lexo tjetër  Momenti kur 37-vjeçari ekzekuton të atin biznesmen, në mes të ditës – në Mersin të Turqisë (Video)