Përmbytet varka, zhduken rreth 100 migrantë

Rreth 100 migrantë janë zhdukur pas përmbysjes së një varke në brigjet e Libisë, ndërsa rreth 280 janë shpëtuar, njoftoi sot marina e këtij shteti të Afrikës veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Theksohet se migrantët, shumica nga Afrika, u nisën në rrugën e rrezikshme përmes Detit Mesdhe në disa mjete lundrimi.

Të gjithë të zhdukurit gjendeshin në gomone e cila u përmbys gjatë lundrimit. Marina thekson se të mbijetuarit, të cilët janë gjetur të martën, janë transferuar në bazën detare në kryeqytetin Tripoli.

Bregu perëndimor libian këtë vit është rruga përmes së cilës migrantët afrikanë tentojnë të arrijnë në vendet evropiane.

Lexo tjetër  Djali i Mursit, takim emocional me gruan dhe djalin që s’e ka parë kurrë… (Video)