Përmbyllet me sukses cikli tremujor i trajnimit “Ujku 1C godet”

Kompania 1C e Batalionit të Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, nga data: 31.03.2015 deri me 03.04.2015, ka realizuar ushtrimin fushor të koduar me emrin “Ujku 1C godet”. Ky aktivitet është realizuar në bazë të ciklit tremujor të trajnimeve, listës së detyrave esenciale për zbatimin e misionit dhe planit vjetorë të aktiviteteve në Brigadën e Reagimit të Shpejtë.
Qëllimi kryesor i këtij ushtrimi fushor ishte testimi i gatishmërisë operacionale, funksionimi i nën oficereve lider, në nivel kompanie, togu, skuadre, ekipi dhe përmbushja e fazës së trajnimit.
Kompania 1C, me të pranuar mesazhin e alarmimit, duke respektuar të gjitha afatet kohore ka ngritur gatishmërinë në nivelin e III-të, ku kërkohej që të jetë e gatshme që sipas urdhrit të operoi në zonën e operacionit, për të kryer operacionet e sigurisë. Në ushtrimin fushor të Kompanisë 1C, kanë qenë të angazhuar 232 pjesëtarë, duke përfshirë këtu personelin nga Komanda e Batalionit, Kompania Mbështetëse dhe Simulantët.
Ushtrimi fushor ishte tejet sfidues, ku personeli u ballafaqua me kushte të vështira atmosferike dhe skenarë të ndryshëm, të cilët i mundësonin kompanisë 1C, të zhvillimin operacione të sigurisë dhe forcon trajnimet paraprake.
Aktivitetet-operacionet u zhvilluan kryesisht në malet e Jezercit në regjionin e Ferizajt, duke i mundësuar edhe testimin e komunikimit me Radio Harris dhe Motorolla. Ky aktivitet zgjati tri ditë, duke i mundësuar personelit të K1C të realizoj një mori aktivitetesh të cilat janë mësuar gjatë fazës së trajnimit.
Aktivitetet e realizuara gjatë ushtrimit fushor ishin: Alarmimi, Marshimi, Ngritja e kampit fushorë, Ngritja e komandave taktike, Navigim natën, Operacione urbane, Operacione malore, Pikë vëzhgimi, Pikë kontrolli, Kontrolli i zonës, Koordinim me autoritetet lokale dhe Testim i qëndrueshmërisë fizike.
Ushtrimin fushor e kanë nga afër edhe përfaqësues të NLAT-it, ekipit këshillues të NATO-s, për FSK-në.
Ushtrimi fushor “Ujku 1C godet” ka përfunduar me sukses dhe me vlerësimin se është arritur qëllimi i mbajtjes së këtij ushtrimi fushor.