Përleshje në Gllanasellë të Drenasit, ka të lënduar dhe të arrestuar

Foto e ilustruar
Foto e ilustruar

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në Gllanasellë të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të tre personave.

Sipas policisë pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Drenicapress.info/