Përleshje me armë zjarri në Viti, tre të plagosur

Tre persona janë plagosur pak më parë në fshatin Sodovin të Jerlive në Komunën e Vitisë.

Që të tre janë dërguar në QKUK, por njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

KosovaPress mëson se ai që ka marrë plagë të rënda është i lindur në 1997.

Të plagosur me armë zjarri janë edhe babai i tij dhe axha.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se ata kishin një problem me fqinjët e tyre.

Policia po heton rastin.