Përleshje fizike dhe të shtëna me armë në Prishtinë (Foto/Video)

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline të shtënat me armë në lagjen ‘Dardania’ saktësisht tek pjesa që njihet si ‘Santea’.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informacionin për një përleshje fizike mes disa personave ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë ku aktualisht ndodhen edhe njësitet policore të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti .

Gjithashtu nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në cilësinë e  viktimave përderisa nuk ka ende të arrestuar.