Përleshje dhe “përgjakje” të taksistëve për shkak të udhëtarëve

Një rrahje ndërmjet personave që punojnë si taksi me kombi – bus në drejtimin Shipol – Qendër ka ndodhur sot pasdite njoftojnë burime okulare dhe konfirmohet edhe nga  policia. Një person me këtë rast ka pësuar në këtë përleshje për çka ka intervenuar edhe ndihma e parë duke e dërguar për trajtim në qendrën spitalore në Mitrovicë.

Sipas dëshmitarëve shkaktar i kësaj zënke dhe përleshje ishte marrja e udhëtarëve pa radhë në vendin ku zakonisht parkohen kombi bust që shkojnë për Shipol tek Xhamia  e zallit, ndërkohë që  ka eskaluar në sulm edhe lëndim në lagjen Shipol. Policia nuk ka dashur të jap detaje rreth rastit përveç njoftimit se dy persona janë përleshur mes tyre për shkak të udhëtarëve, ku njëri ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në qendrën spitalore, pa njoftuar natyrën e lëndimit apo identitetin  e këtyre personave të implikuar.

Papunësia e madh dhe gjendja e rëndë socio ekonomike që mbretëron në qytetin buzë Ibrit ka ndikuar që shumë persona për të siguruar ekzistencën e familjeve po detyrohen të punojnë si taksi me kombi – bus , ndërkohë që vetëm në këtë linjë janë dhjetëra  persona që merren me këtë punë

 
Loading...