Perlat e sportit nga Vushtrria që triumfuan në Evropë

Shkruan Nasuf Aliu

Një nga vlerat krahasimore që vendi jonë krenohet janë edhe figurat unike nga sporti.
Që të gjithë karrieren e tyre e filluan në qytetin e Vushtrrisë, gjë që nuk është e rastësishme, sepse prej shumë kohësh Vushtrria njihet si vatër e kulturës, sportit, artit dhe shumë fushave tjera ku vazhdimisht ka prodhuar ikona të tilla madje edhe për Evropë e botë.
Të gjithë këta sportist me shumë përkushtim dhe mund e dëshmuan veten në vendet ku veprojnë dhe me shumë krenari e mbajnë epitetin e një vushtrriasi të suksesshëm që ndershëm reprezentuan Vushtrrinë dhe Kosovën kudo që vepruan dhe jetuan .

1.Ferit Zekolli
Është ky basketbollisti shtatëlartë me dorë precize.Është basketbollisti i parë që kishte bërë emër jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare.Kulmi i karrierës së tij ishte në vitet 1977-1978 tek kampioni i shumëfishtë në Kroaci KB Zara. Ajo çka e karakterizonte si basketbollist ishte preciziteti i tij ne gjuajtje nga çfardo pozite.

2.Milot Rashica
Futbollisti 19 vjeçar i mësuar t’i djegë shpejt etapat në karrierën e tij.Në moshën 16 vjeçare filloi karrieren e tij ne KF Vushtrria.Suksesi i tij më i madh u shënua në vitin 2014 kur u transferua në kampionatin Holandez në FC Vittesse . Sot njëri nga futbollistët më të kërkuar nga klubet evropiane.

3.Armend Dallku
Karrieren e filloi si futbollist në Vushtrri, më pas në FC Prishtina dhe një kohë në Elbasan. Më pas karrieren si mbrojtës e vazhdoi me sukses në Ukrainë. Po ashtu ishte për disa vite radhazi edhe përfaqësues i Kombëtares Shqipëtare.Vlerë e madhe për vendin.

4.Shefki Kuqi
Shquhet shumë për përkushtimin e tij të madh në fushën e futbollit. Karriera e tij kryesisht u zhvillua në Angli, ndërsa kulminacioni dhe fama më e madhe e tij arriti sa ishte pjesë e FC BlackBurn Rowers .Sot karrieren e tij e vazhdon si trajner në një nga klubet e fubollit në ishull.

5.Samir Ujkani
Gardiani i portës, filloj në Vushtrri, me punën e talentin e tij arriti të bindë madje edhe klubet prestigjioze eurpiane si FC Lazio në Itali ku vazhdon karrieren edhe sot. Një kohë ishte pjesë e rëndësishme e Kombëtares Shqipëtare e sot përfaqson denjësisht Kosovën tonë së bashku me plot talent te tjerë.

6.Ahmed Januzi
Një tjetër talent nga Vushtrria në mesin e të shumtëve që posedon ky qytet.Hapat e parë i bëri në Vushtrri, me shumë sukses vashdoi karrierën në Shqipëri në FC Besa Kavajë për të vazhduar pastaj me sukses edhe më të madh në arenën ndërkombëtare në Poloni, ndërsa tash është rikthyer në FC Prishtina.

Këto fjalë janë të pakta për ta, mirëpo vendi duhet të bëjë më shumë për ta dhe shumë perla tjera që neve na e shtuan krenarinë si vazhdimësi e vatrës së Hasan Prishtinës.
Këto perla janë figura të rëndësishme identitare për Vushtrrinë.
Do ju jemi mirënjohës gjithmonë që na bëni të ndjehemi vushtrrias.

(Autori i shkrimit është kandidat i AKR-së për kryetar të Vushtrrisë.)

Fotografia e Nasuf Aliu

Fotografia e Nasuf Aliu

Fotografia e Nasuf Aliu

Fotografia e Nasuf Aliu

Fotografia e Nasuf Aliu

Fotografia e Nasuf Aliu