Përkujtohet 16 vjetori i vrasjes së heroit Xhevat Jusufi

Shoqatat e dala nga lufta, zyrëtarët komunalë përfshirë nënkryetarin Safet Kamberi dhe ekzekutivin e komunës,  bashkëluftëtartë dhe familjarëe miqë të heroit Xhevat Jusufi kanë bërë homazhe tek lapidari në 16 vjetorin e vrasjes së tij në  Smrekonicë të Vushtrrisë.
Me këtë rast Hysni Ahmeti nga shoqata e Veterënëve të luftës së UÇK-së ka vlerësuar lartë kontributin e madh të heroit Xhevat Jusufi ndër vite, si arsimtar edhe edukues i gjeneratave të reja, aktivist, humanist dhe luftëtar i çështjes kombëtare. ” Jemi këtu për të nderuar dëshmorin e luftës, oficerin e lartë të Zonës Operative të Shalës, humanisttin dhe aktivistin e çështjes kombëtare, i cili u vra në pritë në kohën që po udhëtonte me komandant Besin. Nëhumbëm komandantin, por ai shkoi në rrugën e përjetësisë dhe pavdekshmërisë, ndërsa fal mundit kontributit të tij çmuar UÇK-ja fitoi luftën dhe Kosova u bë e lirë dhe e pavarur” tha Ahmeti.
Më pas kurora me lulekanë vendosur zkomandanti i FSK gjeneral Rrahman Rama me bashkëpuntorë, shoqatat e dalanga lufta, drejtuesit komunalë, familja e gjerë Jusufi, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët etj.