Përgjaket Dukagjini, 2 aksidente me fatalitet (foto)

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 47 aksidente komunikacioni, transmeton drenicapress.info

Mësohet se 21 aksidente janë regjistruar me të lënduar, ndërsa 26 aksidente pa të lënduar, por vetëm me dëme material. Dy nga këto aksidente kanë rezultuar me humbje në njerëz dhe kanë ndodhur në rajonin e Pejës.

Lidhur me këto dy aksidente fatale ka raportuar edhe policia e Kosovës ku thuhet se nw rrugën e “UÇK-së”, Pejë 11.11.2017-22:45, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, me ç’rast lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull K/Shqiptar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe dy femra K/Shqiptare, të cilët janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fshati Gllogjan, Deçan 11.11.2017-23:21Një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka shkaktuar vetë-aksident, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjerë meshkuj K/Shqiptarë, ku njëri nga pasagjerët i moshës së mitur nga lëndimet e marra ka vdekur, ndërsa pasagjerët tjerë vazhdojnë në tretman të mëtutjeshëm mjekësor në spitalin e Pejës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Raportin e përgjithshëm mbi aksidentet e mbrëmshëm mund t’i gjeni më poshtë. /Drenica Press/