Përfundon takimi Galliani – Ancelotti

Mediat në Itali raportojnë se pak minuta më parë, ka përfunduar takimi i radhës mes Adriano Gallianit dhe Carlo Ancelottit.

Drejtori i Milanit, po bën të pamundurën për të kthyer në San Siro, trajnerin që në vitin 2007 me Rossonerët, pati fituar Ligën e Kampionëve.

Takimet mes Gallianit dhe Ancelottit, po mbahen në Madrid, në hotelin Wellington, dhe nesër pikërisht në këtë hotel, do të mbahet takimi përfundimtar, ku do të vendoset nëse ish trajneri i Realit, do të kthehet në Milani.