Përfundon pa marrëveshje

 

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderëve të katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti nga BDI-ja, Zoran Zaev nga LSDM dhe Menduh Thaçi nga PDSH.
Edhe takimi i dytë i tyre, është për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend dhe sipas Artan Grubit, shef i kabinetit të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nuk ka patur një takim paraprak ndërmjet Ahmetit dhe liderit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi.

“Normalisht, ishin në të njëjtën sallë, por nuk ka ndonjë ndryshim të raporteve,” është shprehur Grubi për TribunaChannel, duke mos dashur të komentojë rreth asaj se çfarë është diskutuar në takimin e liderëve.

Edhe në këtë takim kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli dhe ai i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Protesta e opozitës po vazhdon para objektit të Qeverisë në Maqedoni e nisur dje, përmes së cilës po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE të hënën ka paralajmëruar një kundër-protestë e cila ka në shënjestër opozitën dhe, siç thuhet, “tentimin e saj për të destabilizuar vendin./GazetaTribuna/