Përfundon mbledhja urgjente e PDK’së, ja çfarë u diskutua

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se ky takim ishte i zakonshëm.“

“Ishte një mbledhje e zakonshme që e mbajmë çdo të marte vetëm se në këtë javë e kemi mbajtur në ditën e hënë” tha Enver Hoxha, raporton Gazeta Blic.

Hoxhaj ka përsëritur edhe një herë, se i kanë numrat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.

“I kemi numrat për krijimin e qeverisë dhe tani po presim thirrjen e seancës konstituive e cila nuk e di se a do te mbahet këtë javë apo tjetrën. Por ajo çfarë dua të them është se ne në seancë shkojmë me numra për krijimin e qeverisë”, tha Hoxhaj.

 
Loading...