Përfaqësuesja e Kosovës nuk luan në qershor

Lajmi konfirmohet nga lojtarët e Përfaqësueses për Telegrafin, duke treguar se kanë marrë një mesazh nga përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe janë njoftuar se nuk do të luajnë.

“Trajneri Albert Bunjaku më ka dërguar mua dhe shokëve të tjerë mesazh ku na ka njoftuar se nuk do të ketë ndeshje për muajin qershor. Nuk e di arsyejen përse por kështu na është lajmëruar. Gjithashtu trajneri na ka shkruar se pret që gjatë tre muajve shtator, tetor dhe nëntor kur të jenë datat e lira mund t’i luajmë gjashtë ndeshje”, tha një lojtar i rëndësishëm i Përfaqësueses për Telegrafin.

Ndërkohë Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë se përse nuk kanë gjetur ndonjë kundërshtar për ndeshje miqësore duke marrë parasysh formën e mirë që ishte duke kaluar përfaqësuesja jonë.

Ju kujtojmë se gjatë muajit korrik, më saktësisht më datën 25 korrik do të hedhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’, dhe mos u befasoni nëse do ta shihni Kosovën në ndonjërin prej grupeve, pasi Përfaqësuesja jonë pritet të marrë pjesë në kualifikime.