Përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt, vizitojnë familjen e Heroit Selman Vojvoda në 25 vjetorin e rënies

Në shenjë respekti ndaj veprës heroike të Selman Vojvodës, ku ra heroikisht para 25 vitesh në demostratat e vitit 1990 tek “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, një delegacion i Komunës së Skenderajt sot vizitoj familjen e heroit. Në një postim në faqën zyrtare të Komunës së Skenderajt zëdhënësi i kësaj komune bën të ditur se ” Sot në 25 vjetorin e rënies se Heroit Selman Vojvoda, një delegacion i Komunës se Skenderajt vizitoi familjën e heroit.
E falendeojmë Bacën Nezir Vojvoda për mikpritjen.
Heroi Selman Vojvoda ra në shërbim të atdheut me 20 shkurt 1990, ne Mitrovicë te Ura e Gjakut, gjatë demostrarave kundër regjimit të ish Jugosllavisë. Rënia e Selman Vojvodes në atë kohë ishte ngjarje e përmasave kombëtare edhe për nga rëndësia e veprës së heroit, por edhe për nga pjesmarrja e madhe e qytetarëve në varrimim e tij.   Lavdi heroit Selman Vojvoda!”

foto e Hajriz Shaqir Koci
 
Loading...