Përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Jashari

Drejtuesit të Komunës së Skenderajt sot në Ditën e Pavarësisë së Kosovës bënë homazhe në Kompleksin Memorial Adrem Jashari në Prekaz. Nënkryetari i kësaj Komune z. Fadil Nura, kryesuesi i Asamblesë Komunale Ismet Salihi, asambleisti Ukë Lushtaku, drejtori për kulturë Hajriz Koci si dhe shumë përfaqësues të tjerë të kësaj komune u përkulen përpara Kompleksit Memorial Adem Jashari në shenjë respekti dhe nderimi për sakrificën e bërë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe familje e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pas homazheve të bëra, përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt vizituan edhe familjen Jashari, ku u takuan me përfaqësuesin e kësaj familjeje z. Murat Jasharin. Z. Nura në emrin e Komunës së Skenderajt shprehu respektin dhe nderimin e madh për këtë familje që me sakrificën e bërë për atdheun e tyre u bënë shembull për të tjerët se si duhet atdheu. Ndërkaq z. Murat faleminderoj përfaqësuesit e kësaj komuneje për respektin dhe nderimin e trerguar ndaj kësaj familjeje./drenicapress/

1622064_1008951955789401_7043603263729293845_n