Përdoruesit e pajisjeve të Samsung-ut më të kënaqur se ata të Apple-it

2014 nuk ishte një vit edhe aq i mirë për Samsung-un, por nuk ishte as edhe një vit i keq. Sipas të dhënave që vijnë nga Indeksi i Kënaqësisë së Konsumatorëve, nga Universiteti Miçigan, konsumatorët e Samsung janë më të kënaqurit me pajisjet e tyre.
Ky vend është mbajtur më parë nga Apple, e cila këtë vit humbi dy pikë, nga 81 në 79. Ndërsa Samsung shënoi 81 pikë në anketë, nga 76 që kishte një vit më parë. Kompani të tjera teknologjike patën një përmirësim gjithashtu, si Nokia, HTC, BlackBerry dhe LG, të cilat pësuan rritje të pikëve të kënaqësisë së konsumatorëve gjatë këtij viti në krahasim me një vit më parë, ndërsa Motorola qëndroi e njëjtë.
Rënia e Apple-it nuk është një surprizë, duke marrë parasysh problemet me sistemin iOS 8, pa përmendur pastaj çështjen e deformimit të iPhone 6 Plus-it, që bëri bujë në lajmet teknologjike gjatë vitit 2014, raporton krokodili.al
 
Loading...