Për Shqiponjat e Zeza ndeshja e së shtunes është finale, kërkojnë mbështetje maksimale për Drenicën

KF Drenica pa fitores në mesjavë me Ferizajn për Kupën e Kosovës, nesër ka një duel të vështirë në “Bajram Aliu”, pasi pret Llapin që është pretendent për titull kampion në Vala Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Drenicapress.

Tifozeria e flaktë nga Skenderaj “Shqiponjat e Zeza” kanë ftuar të gjithë sportdashësit që ta përkrahin Drenicën në këtë duel shumë të rëndësishëm.

Ky është njoftimi i “Shqiponjave të Zeza”:

Pas përkrahjes së madhe që ua dhamë djelmoshave tanë në ndeshjen kundër Ferizajt, dhe atmosferës që krijuam, që kaherë i kishte munguar ekipit tonë, tashmë vjen edhe ndeshja tjetër më rëndësi. Sfida e ardhshme është ndaj KF Llapit nga Podujeva. Për ta mposhtur edhe skuadrën llapjane, ekipit tonë i duhet mbeshtetje edhe më e madhe. Të shtunën nga ora 14:00, t’i mbeshtesim këta djelmosha që na dërguan në gjysëmfinale të Kupës së Kosovës. T’i mbeshtesim edhe në kampionat që t’i ikim zonës së barazhit, në mënyrë që të jemi më të relaksuar në vazhdim të kampionatit. Andaj ju ftojmë që i madh e i vogël, mos gjeni arsyetim, ejani sepse ekipi ka më shumë se kurr nevojë për mbeshtetje, në këtë rrugëtim dy kahor (Kampionat dhe Kupë). Ejani Ejani Ejani, djelmoshat tanë presin mbeshtetjen tonë, për tre pikëshin e radhës. FORCA DRENICA – SHQIPONJAT E ZEZA.

 
Loading...